Alarmi/ Moti ekstrem në Evropë mund të vrasë 100 mijë njerëz në vit
Temperaturat e larta dhe moti ekstrem mund të vrasë 152 mijë njerëz çdo vit në Evropë deri në vitin 2100 nëse nuk bëhet asgjë për të ngadalësuar efektet e ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët. Kjo shifër është 50 herë më e lartë se numri i vdekjeve të raportuara deri më tani. Studimi është publikuar në revistën “The Lancet Planetary Health”.
Vala e të nxehtit do të shkaktojë 99% të të gjitha vdekjeve që lidhen me motin, në një kohë kur Evropa jugore po përjeton temperatura tepër të larta.
Ekspertët thonë se të dhënat e publikuara nga revista janë tepër shqetësuese, raporton BBC.
Nëse nuk bëhet asgjë për të ulur emerimet e gazrave serrë dhe për të përmirësuar politikat që lidhen me fenomenet e motit, Qendra e Përbashkët Kërkimet e Komisionit Europian thotë se 2 në 3 persona në Evropë do të preken nga fatkeqësitë natyrore deri në vitin 2100, do të ketë rritje të numri të vdekjeve nga moti ekstrem si dhe nga përmbytjet bregdetare.
/tvklan.al