Alarmi për bombë ndalon avionin në nisje
Një avion i “Turkish Airlines” është evakuuar pas një alarmi për bombë në Aeroportin e Bonnit, në Gjermani.
Avioni kishte nisur të futej në pistën e fluturimit kur u detyrua të ndalohej në mënyrë urgjente.
“
Ishte e qartë se telefonuesi kishte në objektiv një fluturim të ‘Turkish Airlines’
”, tha një zëdhënës i policisë për “Die Welt”.
Ndërsa një tjetër zyrtar tha për “Bild” se “
teksa avioni përgatitej të nisej erdhi një telefonatë dhe e anuluam
.”
Të gjithë pasagjerët u evakuuan nga avioni që pritej të nisej për Stamboll ndërsa oficerët me qen zbulues kontrolluan avionin. /tvklan.al