Alarmohen banorët, 31-vjeçari qëllon në ajër me fishekë manovër


Alarmohen banorët, 31-vjeçari qëllon në ajër me fishekë manovër

12:14 09/02/2021

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë në Durrës pasi qëlloi me armë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.1, ku banorët njoftuan policinë për të shtëna me armë zjarri.

Forcat policore që shkuan në vendngjarje zbuluan se 31-vjeçari kishte qëlluar në ajër me një armë sportive dhe me fishekë manovër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al






Të ngjashme