Albacete fiton falë Manajt
Albacete e mbylli vitin në vendin e dytë në klasifikimin e Segunda Diovision me fitoren 1 – 0 Rayo Majadahonda, sfidë e vendosur nga goli i Rei Manajt. Sulmuesi i Kombëtares shënjestroi cepin e portës në minutën e 83’ dhe me goditjen e tij ia bëri të pamundur portierit kundërshtar të ndalte topin.
Goli i Manajt, i cili hyri në fushë si zëvendësues, bëri që më shumë se 10 mijë mbështetës të Albacete të shpërthenin në festë, duke menduar se ngjitja në La Liga është një objektiv i realizueshëm. “Këtë javë kemi menduar vetëm për ndeshjen, ishte si një finale për ne.
Po shkojmë në pushime në vendin e dytë, por kjo vlen pak. Duhet të vazhdojmë përpara” – deklaroi 21-vjeçari për faqen zyrtare të klubit. Rei Manaj ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje me Albacete, me një mesatare 1 gol çdo 96 minuta.
Tv Klan