“Albana bëri mirë që iku”, Klea flet për takimet e Saimirit me vajzat

Klea Shkurti

“Albana bëri mirë që iku”, Klea flet për takimet e Saimirit me vajzat

19:54 16/12/2020

Ka nisur mes emocionesh e surprizash java e pestë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, teksa Saimiri kishte zgjedhur sërish për një takim të gjatë Silvanën dhe Enxhëllin.

Dy të eliminuarat ishin Kejda dhe Drita, ndërkohë që Albana vendosi të largohej me dëshirë pasi pa afrimitet mes Saimirit dhe motrës së saj binjake, Silvanës.

Klea, një nga vajzat e eliminuara ka komentuar takimet e javës, teksa ka dhënë opinionet e saj edhe për debatet mes vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Klea është shprehur se vajzat thanë disa fjalë që nuk duheshin thënë.

“Mu bë shumë qejfi që më në fund ndodhën pak debate dhe polemika. Vajzat tashmë nuk duhet të tregojnë vetëm atë anën e mirë të tyre por duhte të tregojnë edhe atë anën e errët. Suela, Arjana dhe Enxhëlli janë afruar shumë me njëra-tjetrën dhe duket sikur i kanë harruar kamerat dhe po flasin për gjërat që ndodhën.

Ato folën atë që kishin menduar, disa fjalë pak më tepër, disa fjalë që nuk duheshin. Mendimet ishin të drejtëpërdrejta sepse ishin vajzat të parat që ishin sulur për to, por nuk i mbështes deri në fund sepse jo çdo fjalë ishte e drejtë”, ka thënë Klea.

Më tej ajo foli edhe për takimet e Saimirit me Enxhëlin dhe Silvanën, duke e cilësuar këtë të fundit si një takim ku Saimiri ishte me laps e me letër.

“Takimi me Enxhëllin më pëlqeu shumë. Mendova sikur ajo do ikte vërtetë dhe kisha rrënqethje mishi. Në momentin që Saimiri i dhuroi një buqetë me lule është një bravo për të.

Sa i përket Silvanës, mu duk sikur Saimiri ishte me laps e me lëtër dhe sikur e dinte se çfarë do ndodhte. I’a rrëmbeu puthjen edhe pse nuk donte Silvana që t’ia jepte.

Albana bëri mirë që iku sepse s’kishte çfarë të sillte më në program dhe bëri atë që kishte thënë. Saimiri vazhdon po i njëjti, bazohet tek karakteri, nuk dëshiron këto debatet. Pikas ato vajzat që janë më të heshtura “, ka deklaruar Klea.

Ndërkohë, ajo ka folur pak edhe për vajzat e reja, për të cilat ka thënë se duken pozitive në pamje të parë.

“Nuk mund të flas dot nga karakteri, por nga paraqitja duken vajza të ëmbla, pozitive, me këmbë në tokë dhe jo si shumica e vajzave këtu që thjesht ngrohin karrigen”, u shpreh 24-vjeçarja.

Sa i përket eliminimit, Klea theksoi se nuk ishin zgjedhjet e duhura për të ikur.

“Kejda ishte një vajzë e zgjuar, e drejtëpërdrejtë dhe fliste atë që mendonte pavarësisht debatit dhe polemikave. Drita e shprehte në sy që kishte dashuri për Saimirin dhe nuk mendoj se ishte zgjedhja e duhur”, tha Klea./tvklan.al






Të ngjashme