Albert Brojka intervistë (07 tetor 1998)


Albert Brojka intervistë (07 tetor 1998)

09:25 07/10/1998

Kryetari Bashkisë Tiranë  Albert Brojka flet për marrëdhënien me qeverinë e re të Pandeli Majkos. Albert Brojka pret që të bashkëpunojë me qeverinë në të gjithë sektoret dhe veçanërisht në atë publik.

“Ne nuk kemi qënë në luftë me qeveritë, ne vazhdimisht kemi qënë për të bashkëpunuar. Të zgjedhurit lokalë  kanë marrë votën per t’i shërbyer atyre që u kanë dhënë votën. Nëse nuk ka bashkëpunim mes pushtetit vendor dhe lokal, kjo është në dëm të qytetarëve. Bashkëpunimi me qeverinë presim të jetë në sektorët publik që kanë të bëjnë me shqetësimet e bashkive, si strehimi shtrimi i rrugëve, infrasktruktura , policia bashkiake e shumë të tjera”- tha ai.

Pamje, Kryetari i Bashkisë Tiranë Albert Brojka./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme