Albert Brojka intervistë për aksionin “antikioskë” (07 Janar 1999)


Albert Brojka intervistë për aksionin “antikioskë” (07 Janar 1999)

08:11 07/01/1999

Përsa i përket aksionit të shembjes së kioskave, Albert Brojka, kryetari i Bashkisë Tiranë pohon se ky asion do të vazhdojë edhe me shembjen e ndërtimeve të tjera pa leje.

” Ndërmarrja e Bashkisë që punon për pastrimin dhe gjelbërimin do të jetë në mbështetje, që pa heqjes së këtyre ndërtimeve të paligjshme, të gjelbërohen, të pastrohen këto ambjente në mënyrë që t’i kthehet fytyra e mëparshme. Siç ju thashë është kompetencë e Policisë së Ndërtimit. Unë vetë si Kryetar Bashkie do t’a përshëndesja dhe do t’a mbështesja një aksion të tillë të vazhdueshëm për heqjen e të gjithë ndërtimeve pa leje e sidomos të kioskave që kanë rrethuar qendrën e Tiranës.”– është shprehur ai./tvklan.al






Të ngjashme