Albert Brojka intervistë për borxhin e Bashkisë (3 Dhjetor 1998)


Albert Brojka intervistë për borxhin e Bashkisë (3 Dhjetor 1998)

14:38 03/12/1998

Kryetari Albert Brojka intervistë për borxhin që i është krijuar Bashkisë prej 15 milionë dollarësh. Sipas tij shumë firma që kanë kontratë me Bashkinë janë në procese gjyqësore, pasi Bashkia nuk është në gjendje të shlyejë detyrimet. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ai shtoi se do të merret një vendim se si do të likujdohen këto borxhe.

Bashkia ka një buxhet të kufizuar dhe nuk ka mundësi të shlyejë shuma të mëdha që kerkon firma “Frateri”. Bashkia ka detyrime edhe për disa firma të tjera që kanë kaluar në procese gjyqësore. Taksat e mbledhura nga Bashkia nëse do të shlyenin të gjitha detyrimet e këtyre firmave atëherë buxheti i Bashkisë do të ngelej bosh. Të gjitha vendimet gjyqësore janë marrë para se unë të isha kryetar bashkie./tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe






Të ngjashme