Albin Kurti merr sot mandatin e kryeministrit
Vetëvendosje nuk ka ende një marrëveshje me LDK
Presidenti Hashim Thaçi pritet t’i japë sot Albin Kurtit mandatin për të formuar qeverinë e re.
Takimi është përcaktuar për në orën 13:30.
Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, mandatari për të formuar qeverinë është partia e renditur e para në zgjedhje.
Gjithsesi, Kurti nuk ka ende votat e nevojshme për të formuar qeverinë pasi nuk ka një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Negociatat me partinë e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit.
Tv Klan