Albina Karamitro, intervistë – (6 Gusht 1999)


Albina Karamitro, intervistë – (6 Gusht 1999)

13:46 06/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Demokratike përkrah partitë e vogla për më shumë subvencion nga shteti. Njëkohesisht partia më e madhe opozitare proteston edhe ndaj disnivelit të financimit ndërmjet saj dhe PS aktualisht në pushtet. Albina Karamitro, Shefe e Departamentit Ekonomik në PD ka folur sot për TV Klan.

Albina Karamitro:- “Në parim kanë të drejtë sepse fondet që i lokohen atyre janë plotësisht të pamjaftueshme. Por në këtë vijë logjike do thoja që dhe PD si forca e dytë e dalë nga zgjedhjet pavarësisht, realisht si është mazhoranca politike sot, i ka fare të pamjaftueshme fondet po të mendosh shtrirjen e saj gjeografike, aktivitetin e madh politik, e të tjerë. Unë mendoj që duhet një suport shumë më i konsideruar nga buxheti në përgjithësi për partitë politike, sidomos pas partisë që merr një mazhorancë absolute. Në këtë këndveshtrim ka vend për t’u përmirësuar dhe ligji”.

Gazetarja:- Po subvencioni që merr nga shteti Partia Socialiste në krahasim me PD mendon se ka diferenca?

Albina Karamitro:- “Shumë të madhe, të pakrahasueshme. Unë do thoja që efekti nuk është ekonomik por është edhe politik, sepse jep impakt direkt në mundesitë e zhvillimit të aktivitetit politik. Prandaj them që ka vend për t’u riparë tërësisht ligji i financimit të partive politike. Nuk është puna për raportet, sepse raporti është, duhet të ekzistojë në përpjestim të drejtë me votën, por në tërësi buxheti për partitë politike duhet të jetë i konsiderueshëm për të perballuar të paktën aktivitetin në përputhje me shtrirjen gjeografike të tyre”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme