Albkomi, konferencë shtypi (18 Shtator 1999)


Albkomi, konferencë shtypi (18 Shtator 1999)

14:28 18/09/1999

Njuerll Telekom dhe Albtelekomi i zotëruar nga shteti kanë nënshkruar një marrëveshje së bashku me Motorolën për ndërtimin e një sistemi jokabllor që mbulon gjithë territorin e vendit. Faza e parë e investimit prej 50 milion dollarësh është pjesë e një projekti 10 vjeçar që do kapë shifrën 325 milion dollarë. Parashikohen 600 mijë linja fikse dhe 125 mijë abonentë të celularit Mobil deri në vitin 2008.

Për realizimin e projektit parashikohet të punësohen rreth dy mijë punëtore lokale. Shoqëria anonime ka propozuar të instalojë një sistem komunikimi që do të shërbejë për të përmirësuar komunikimet ndërqeveritare të autoriteteve të sigurisë publike, veçanërisht në rajonet më të nevojshmë të telekomunikimit. Sipas Drejtorit të Albkomit Dhimitraq Rafti përfitimet për Shqiperinë do të jenë të thella./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme