Aleanca Franceze në Korçë (27 Qershor 1999)
Efektivin e Detashmentit Francez në Korçë, Bashkia e qytetit në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe shoqatën e nxënësve të vjetër të Liceut Francez, e përshëndetën me organizimin e një veprimtarie kulturore të titulluar “Kontributi i shtetit dhe ushtrisë franceze për Korçën dhe krahinën”. Urat e miqësisë mes shtetit francez dhe banorëve të Korçës janë të hershme.
Kryetari i Shoqatës Aleanca Franceze Ilia Skendi, në fjalën e tij nënvizoi rolin e profesorëve të Liceut në qytetërimin e Korçës në vitet 20-30 dhe kontributin që ka dhënë Detashmenti Francez gjatë muajve të fundit. Ish liceisti Xhuvi Bino i cili është nderuar nga shteti francez me titullin “Oficer i Urdhërit të Legjionit Akademik” shpalosi kujtime nga jeta e kësaj vatre të dijes e qytetërimit.
Më pas studiuesi Pandi Bello nënvizoi lidhjet e hershme të artit dhe kulturës frënge me kulturën shqiptare. Në fund ka falenderuar Gjenerali Francez./tvklan.al