Aleatët e PD: Ndryshim të sistemit, lista të hapura
Një ditë pas tryezës së thirrur nga Lulzim Basha me aleatët e Partisë Demokratike vijnë edhe propozimet e para për reformën zgjedhore. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe demokristiani Nard Ndoka propozojnë ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor.
Dashamir Shehi:
“Unë personalisht jam për maxhoritar, megjithatë do të diskutohet çdo lloj sistemi”.
Nard Ndoka:
“Mbështes idenë e një sistemi kombëtar preferencial”.
Njëzëri aleatët e Bashës kërkojnë lista të hapura, si e vetmja mundësi për të pasur një përfaqësim sa më të drejtë të votës së shqiptarëve në Parlament.
Dashamir Shehi: “
Jam për listë të hapur se vendos meritokracinë, s’ka nevojë ta vendosi kryetari e vendos populli me votë”.
Nard Ndoka:
“Listat duhen të hapura, ka përfaqësim…”.
Shehi e Ndoka shprehen në parim pro votimit të emigrantëve, por i sugjerojnë kreut të PD-së të mos e kushtëzojë këtë proces me votimin elektronik.
Dashamir Shehi:
“Nuk është kohë ultimatumesh”.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje e në mënyrë të veçantë numërimi elektronik shihet nga aleatët e Partisë Demokratike si një mundësi në zbutjen sadopak të fenomenit të shitblerjes së votës.
Dashamir Shehi: “
Do largojmë nga zullumi sa është e mundur. Edhe elektroniku vidhet por sistemi i numërimit duhet përmbysur”.
Nard Ndoka:
“E mbështesim këtë ide”.
Pak ditë më parë demokratët depozituan në Kuvend edhe një kërkesë për ngritjen e komiisonit ad hoc parlamentar për reformën zgjedhore gjë që u mirëprit edhe nga shumica në Parlament.
Tv Klan