Aleatët e PD të pakënaqur me listën proporcionale – (17 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Aleatët e vegjël të Partisë Demokratike janë të pakënaqur me renditjen e përfaqësuesve të tyre në listën proporcionale të 40 kandidatëve për deputetë. Kjo ka ndikuar që nënshkrimi i memorandumit të koalicionit opozitar, të shtyhet për javën e ardhshme. Krahas ekspertëve të huaj PD, do të angazhojë në fushatë disa komisione elektorale.
Lideri Berisha nuk mohon kontradiktat me aleatët, por i konsideron të zgjidhshme. Madje Berisha është ende në pritje të aleancistëve dhe partisë së Melos.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Këto janë vetëm skupe gazetareske, po koalicioni është në një valë dhe është në buzë të fitores. Tani nuk mund të them se çdo gjë mes nesh është vaj, se edhe mund të kemi kontradikta, por ato janë të zgjidhshme. Ne po konsolidojmë çdo ditë koalicionin, por presim që të bashkohen edhe të tjerë me ne”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame