Aleksander Ceferin, kreu i ri i UEFA-s


Aleksander Ceferin, kreu i ri i UEFA-s

14:36 14/09/2016

Aleksandër Ceferin është zgjedhur president i UEFA-s. Kreu i Federatës Sllovene të Futbollit fitoi garën me holandezin, Mikael Van Prah duke u bërë pasuesi i Mishel Platini.

Ceferin mori 42 vota nga 55 të mundshmet në kongresin e jashtëzakonshëm të mbajtur në Athinë. Pas zgjedhjet kreu i ri i UEFA-s u angazhua se do të vendosë një kufi për mundësinë e rizgjedhjes së presidentit dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv.

Aleksandër Ceferin, 48 vjeç, i deklaroi luftë pa kushte trukimit të ndeshjeve dhe se do të ndryshojë procesin e kandidimit për mikpritjen e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe finaleve të Europianit. /TV KLAN






Të ngjashme