Aleksandër Meksi intervistë – (13 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Asgjë të re nuk sollën për shqiptarët kongreset e dy partive më të mëdha në vend. Kështu ka deklaruar sot ish-Kryeministri Aleksandër Meksi duke i cilësuar zhvillimet e fundit në këto parti spektakël politik.
Aleksandër Meksi:- “Spektatorët e politikës shqiptare nuk besoj se ngelen të pakënaqur nga ato shfaqje politike që u dhanë njëra e një forme tjetër, tjetra e një forme të ndryshme por që kishin si synim afirmime të individëve që nuk thanë programe, sepse programet ishin me stil fjalime me fraza të tilla që nuk merrej vesh ku ishte fundi ku qe fillimi. Nuk ju premtua asgjë elektoratit, ose ju premtuan gjëra që dihen që nuk realizohen dhe rezultati final do thoja unë është që shqiptarët pasi e mbyllën këtë muaj e defryen, mendojnë në Tetor çfarë do bëjmë, këtë muaj të ri. Unë mendoj që shqiptarët nuk e meritonin që të mos ndryshojë asgjë në politikën shqiptare ose ndryshojnë formalisht gjërat. Uran Butka tha, se ky është personi që nuk u zgjodh në PD, tha që alternativa e Berishës është më e mira. Pandeli Majko tha që unë gjatë këtij viti kam bërë çudira në Shqipëri që i ka parë vetëm ai ose dikush pranë tij. Fatosi tha që do bëj ato që nuk bëra radhën e parë, që nuk e kuptoj pse nuk i bëri. Kështu që nuk e di se cila është alternativa. Po që grupi parlamentar të mos ketë të drejtën të zgjedhi kryetarin e tij kjo do të thotë që këtij grupi parlamentar i thua ju nuk jeni askushi, ne ju japim urdhër, ju duhet të votoni. Unë nuk do mundohem të bëj pjesë në këtë grup parlamentar me mentalitet të tillë, në kuptimin që të zbatoj urdhëra që vijnë nga persona të cilët unë i di kush janë. Unë do mundohem të bëj opozitë demokratike regjimit neokomunist apo hibrido komunist si e kam quajtur unë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego