Aleksander Meksi intervistë – (28 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi intervistë për Këshillin Kombëtar të PD-së.
Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Kjo është hera e parë në hitori që opozita parakalon pozitën. Gjithnjë është pozita ajo që thotë, do bëj këtë dhe opozita thotë ke gabim këtë. Të bësh përpara PS aq më tepër që vjen pas dy vjetësh dështimi total të saj dhe ata miq që e mbështesin dhe të thuash që do të them unë përpara se ta thonë ata, do të thonë që tju japësh atyre të drejtën që të rikuperojnë siç ndodhi para dy vjetësh kur paraqitën një program të majtë dhe pas dy javësh me FMN bën një program djathtas. Kjo do të thotë që prap tju japësh këtë mundësi atyre, pra tju bësh një favor që nuk e meritojnë. Unë jam i bindur që koha që është i vetëm gjykatës do ta tregoj këtë se kush kishte të drejtë”.
Gazetarja:- Cili është gjykimi juaj për këtë Kongres që po vjen të demokratëve? Çfarë do të sjell ky për partinë demokratike?
Aleksandër Meksi, ish-kryeministër:- “Gushti është muaj pushimi, kuptohet që s’ka kush për të punuar, qoftë në bazë, qoftë në qendër, për të shkruajtur teza, për të përpunuar tezat dhe për ti diskutuar, sepse tezat për këtë punë bëhen. Nga ana tjetër ne kishim kërkuar për ata që i mendojnë ndryshe, që të kemi të drejtën si dhe organi i sotshëm drejtues të paraqesim një platform, jemi nuk jemi dakort. Një gjë e tillë nuk ndodhi. Kështu që është i kompromentuar që në fillim kuvendi për rezultatet e tij”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego