Aleksandër Meksi intervistë – (6 Shtator 1999)


Aleksandër Meksi intervistë – (6 Shtator 1999)

16:55 06/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervitë me ish-Kryeministrin Aleksandër Meksi.

Aleksandër Meksi, deputet i PD:- “Me Kushtetutën e cila siç kam thënë është Kushtetuta më e mirë që njeh historia e njerëzimit. Nuk ka më kryesi kuvendi ka kryetar Kuvendi. Pra unë përgadita dy projekt-vendime njëri për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit sipas Kushtetutës dhe tjetra për ndryshimin e atyre neneve që bien ndesh me Kushtetutën e re. Kjo nuk do të thotë që s’ka më njerëz pranë kryetarit që quhen nënkryetar të kuvendit, që bëjnë punët e përditshme të Kuvendit dhe që zëvendësojnë kryetarin kur ai shkon në punë të mëdhaja shteti. Por atje sipër rri vetëm një njeri. Në këto raste duhet të zgjidhet një kryetar i ri dhe sipas rregullit ai duhet të futej me procedur urgjente që të nesërmen e Kushtetutës. Por këtu bëhet lojë politike pa rregulla kështu që mund të shkoj dhe pa fund siç tha shoku Dokle sot. Nuk hiqet kryetari i Kuvendit sepse dikush me rregullat e tij morale e quan amorale. Ai hiqet për shkelje të ligjit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme