Aleksandër Meksi për Qeverinë Meta – (2 Nëntor 1999)


Aleksandër Meksi për Qeverinë Meta – (2 Nëntor 1999)

15:41 02/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deputetëve duhej t’ju paraqitej programi qeverisë së re të paktën dy ditë përpara votbesimit të saj. Kështu ish-kryeministri Meksi ka kontestuar procedurën e përcaktuar nga byroja parlamentare për seancën e votbesimit të Qeverisë Meta, pas sherrit të djeshëm me kryeparlamentarin Gjinushi.

Aleksandër Meksi, deputet i PD:- “Përsa i përketë programit si rregull nuk jepet në shtyp para se ta lexoj kryeministri. Programi ju jepet deputetëve në dorë, kanë të drejtën të bëjnë pyetje sipas traditës të parlamentit shqiptar dhe pas dy-tre ditësh kryeministri përgjigjet pyetjeve dhe bëhet debate ku kanë të drejtë të flasin të gjithë deputetët dhe në fund deklarojnë votën dhe votojnë”.

Meksi ka kontestuar gjithashtu edhe vetë strukturën e ndërtimit të kabinetit të ri.

Aleksandër Meksi, deputet i PD:- “Unë nuk shohë se ka nevojë të ketë një ministër shteti, aq më tepër kur thuhet nëpër gazeta që është për korrupsionin. Korrupsionin e ka Prokuroria, Drejtoria e Tatimeve dhe Kontrolli i Shtetit, nuk ka ministri për këtë punë. Përsa u përketë strukturave të tjera, më duket absurd prishja e departamentit të koordinimit të ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik që është në të gjitha qeveritë e botës pranë kryeministrit. Unë nuk mund ta konceptoj që ndahen jashtë proporcioneve votat, portofolet, për partitë e tjera”.

Për ish-kryeministrin demokrat Meksi megjithë anomalitë e rënda të socialistëve, Partia Demokratike nuk mund të vi në pushtet pa rikrijuar radhët e saj.

Aleksandër Meksi, deputet i PD:- “Partia Demokratike në radhë të parë duhet të rikrijoj radhët e saja se tani po kalojmë nga faza e rrudhosjes në fazën e shtrydhjes që të ngeli vetëm një skelet. Të ketë jetë të brendshme demokratike dhe në këtë rast të jeni të sigurt do të bëjë që të rrëzohet prej vetiu qeveria nga ineficensa e saj”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme