Aleksander Meksi për trafikun klandestin – (15 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Aleksandër Meksi:- “Italianët po të duan ti vënë fre mund ti vënë duke bllokuar skafet që shkojnë atje, se janë më të zotë se ne për këtë punë.
Gazetari:- Pra ju akuzoni dhe palën italiane për përfshirjen në trafikun klandestinë?
Aleksandër Meksi:- “Unë s’jam prokuror, unë nuk akuzoj. Unë them që ndodh një gjë e tillë, kur deshën ti bllokojnë i bllokojnë. Pastaj ka dhe rrugë të tjera, ka lehtësra të vizave, punë sezonale”.
Gazetari:- Sipas jush kush ju favorizon, qeveritar të lartë apo policia e paaftë?
Aleksandër Meksi:- “Unë kam shkruajtur që e favorizojnë si qeveritarët shqiptar ashtu dhe të huaj përderisa nuk bllokohet”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame