Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, intervistë (6 Nëntor 1999)


Aleksandër Meksi, Tritan Shehu, intervistë (6 Nëntor 1999)

16:01 06/11/1999

Aleksandër Meksi: Kërcënimet i përdorin të dobëtit, shantazhistët që janë kategoria më e keqe e të ligjve. Unë nuk merrem me kështu punësh meqë se kam kënduar atë këngën e pioniereve që mund të kenë kënduar shumë nga ata që marrin këto vendime: jam i vogël s’e njof frikën, rritëm trim për Republikën. Unë nuk trembem për të tilla gjëra. Sot jemi një shtet i lire falë atij programi të PD-së atij statuti të PD, asaj qeverie demokratike, asaj partie demokratike. Njerëzit e lirë nuk kanë frikë. Kanë frikë rajate, të liqtë, mëkatarët. Nuk bëj pjesë në asnjë nga ato kategori. Unë nuk bëj pjesë në këtë kërcënim se unë kam vetëm pasuri të ligjshme, një tokë të babait tim të cilët kanë punuar si gjithë të tjerët, …tjetër që mund të punoj si gjithë të tjerët, pra nuk ka të bëje me mua ky kërcënim. Megjithatë kjo quhet rrugaçëri politike. Këtë duhet ta kenë të qartë mirë, mos të kërcënojnë njeri se tregojnë se janë vetëm komunistë, vetëm …. të pafytyrë.

Tritan Shehu: Unë e kam vendosur do të vazhdoj të qëndroj në Partinë Demokratike, megjithëse dikush është i interesuar që mua dhe shumë nga kolegët e mi të na përjashtojë jo, se për të na përjashtuar nuk guxon, por të na detyrojë të largohemi. Ta ketë të qartë që ne nuk do largohemi dhe do vazhdojmë të luftojmë brenda PD-së për të fituar shumicën në Partinë Demokratike në konceptin demokratik për të mirën e PD-së./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme