Aleppo, në ditën e dytë të evakuimit
Aleppo është zgjuar në ditën e dytë të evakuimit, një marrëveshje kjo e arritur pas dhjetëra përpjekësh mes qeverisë së Bashar al Assadit dhe rebeleve.
Mijëra civilë, kryesisht familjarë të rebelëve që luftonin kundër Assadit, janë ende në pritje të evakuimit nga vatra e fundit që kontrollohej prej tyre, në lindje të Aleppos, çka do të sjellë kështu kontrollin e qeverisë së Assadit mbi të gjithë territorin e një nga qyteteve më të mëdha të Sirisë.
Civile dhe luftëtaret pritet të transferohen nga Aleppo lindore në zonën e Idlib. Operacioni i evakuimit, i cili nisi mes shume vështirësish ditën e enjte, pritet të zgjasë disa ditë.
Autokolona e parë, qe u nis dje largoi, për në zonat jashtë Aleppos, civilë dhe luftëtarë të plagosur, bashkë me familjet e tyre.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse janë me shumë se 6 mije persona, përfshire 3 mije rebele qe kane lënë Sirinë gjate 24 orëve të fundit.
Aleppo, qyteti i dytë me i madh në Siri, ka qenë dikur një nga qendrat e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të vendit, u nda mes forcave qeveritare te Assadit dhe rebeleve që nga viti 2012./ tvklan.al