Alergjia është problem kronik


Alergjia është problem kronik

14:15 04/05/2020

E ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte alergologia Alketa Ibranji. Ajo u shpreh se jemi në sezonin pranveror alergjik, i cili përkon me çeljen e bimësisë. Kjo konsiderohet si një shkak për shtimin e simptomave, tek personat që vuajnë nga alergjia.

Më tej, Ibranji shton se alergjia është problem kronik, pavarësisht se simptomat mund të përjetohen në kohë sezoni.

Alketa Ibranji: Është sezoni pranveror alergjik dhe sigurisht kjo përkon me çeljen e bimësive dhe ajo që gjendet si shkaku më i shpejtë i teshtimave, i krurje të hundës, kullimit të hundëve dhe lotimi i syve lidhet kryesisht me barishtet e ulëta, ose barishtet e egra. Çelja e tyre përkon me shtimin e simptomave tek këta pacientë. Këtë vit e përjetuan më pak, edhe për arsye të përdorimit të maskave, në atë kohë që ata dilnin, qoftë edhe në kohë të kufizuar. Sepse e thamë edhe herën e kaluar maskat shërbejnë si një lloj filtri për këto lloj polenesh që ndodhen në natyrë.

Mirela Milori: Maskat janë një lloj filtri, por megjithatë duket se njerëzit që vuajnë nga alergjia e kanë të përvitshëm këtë kthimin e sezonit të alergjisë!

Alketa Ibranji:  Alergjia është problem kronik, pavarësisht se simptomat i përjetojmë në kohë sezoni, por ka pacientë që i përjetojnë simptomat edhe gjatë gjithë vitit. Duhet thënë se pavarësisht se simptomat i përjetojmë në pranverë ose vetëm në vjeshtë është problem kronik. Sa herë të ballafaqohemi me shkakun, me alergenin që organizimi jonë e njeh si jo aq të pafajshëm, atëherë automatikisht do kemi shpërthim të simptomave dhe vuajtje të pacientit dhe cënim të cilësisë së jetës./tvklan.al






Të ngjashme