Alergjitë e stinës, çfarë masash duhet të marrim (13 Prill 2001)
Jo për të gjithë, kjo stinë që shoqërohet me ngrohjen e motit dhe çeljen e luleve është fort e gëzueshme. Për ata që vuajnë nga problemet alergjike, kjo kohë është halli më i madh i të gjithë vitit dhe kjo për shkak të alergentëve, substanca që shkaktojnë irritim. Problemet lindin sapo fillon të ndryshojë klima dhe nisin të çelin lulet e të gjitha bimeve, gjë që e bën të shpërndahet në ajër një sasi e madhe poleni.
Alergjitë shkaktohen edhhe nga substanca të tjera si pluhuri, fruta të ndryshme, por gjithsesi poleni i luleve është alergeni më i zakonshëm sezonal. Sipas mjekëve, alergjia shfaqet në orët e para të mëngjesit pasi në këtë orë poleni i luleve kalon një përqindje më të madhe në ajër. Mira Xhixha, mjeke alergente, tregon simptomat:
“Përçesve kanë rrufë, rrjedhje hundësh të bollshme, të tështitura, kruarje në sy, lotim të syve, skuqje të konjiktivave, kruarje në vesh, kruarje në grykë dhe të shoqëruara me kollë ose jo, kanë një këputje dhe mërziten shpejt nga kjo gjendje.”
Për t’a parandaluar,mjekët kërkojnë kryerjen e testeve për të zbuluar shkaktarin dhe për të marrë më pas kurimin e duhur. Ekziston një vaksinë anti alergjike bërja e së cilës 3 vite rresht të qetëson për 5 vjet./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti