Alfio dhe Fatma dëshirojnë fëmijë të dytë?
Në Tv Klan startoi emisioni më i ri i sezonit Veror, kushtuar aventurave të bukura të sezonit të nxehtë gërshetuar me atë që na bashkon të gjithëve: gatimin. Çdo të shtunë, në orën 16:00, shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani do të vijë me eksperiencat e tij në vendet e bukura të Shqipërisë, i shoqëruar nga një personazh i famshëm dhe do të gatuajnë së bashku në kushte kampingu.
Jo më kot thuhet se dashuria fillon nga stomaku. E ftuara e parë e emisionit më të ri në Tv Klan, “Aventurat e Alfios”, ishte pikërisht Fatma Methasani, bashkëshortja e tij. Prezantuesja çamarroke që vishte konversa dhe kërcente mbi divan apo realizonte intervista gazmore me të famshmit.
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u njohën në një emision kuzhine, që nisi më pas shkëndijën e dashurisë mes tyre që iu solli të dyve krijimin e një familjeje së bashku. Pas një mungese në televizion për shkak të përkushtimit ndaj djalit të tyre, Noah, Fatma do të rikthehet në televizion në një rol drejtues.
Ndërsa gatuanin bashkë një shishqebap të vendosur në një degë të hollë peme në prush, Alfio, edhe pse është njeriu që e njeh më mirë Fatmën, i bëri disa pyetje.
Alfio Rrotani: Çfarë do të bësh në Shtator?
Fatma Methasani: Në Shtator do të bëjmë rebrand-in e televizionit dhe do të fillojnë disa emisione të reja, gjëra të bukura.
Alfio Rrotani: Po plane të tjera ke?
Fatma Methasani: Jo.
Alfio Rrotani: Për shembull, ndonjë vajzë?
Fatma Methasani: Jo, s’e kam në plan.
Alfio Rrotani: Çne kështu? A është dakord bashkëshorti me ty?
Fatma Methasani: Po, është shumë dakord, thotë që nuk do të bëjmë më fëmijë.
Alfio Rrotani: Si do të përgjigjem unë tani?
Fatma Methasani: Jo, bashkëshorti nuk është dakord, e do edhe një fëmijë tjetër, por do të duhet ta mendojmë mirë e mirë.
Alfio Rrotani: A i gatuan Alfios në shtëpi?
Fatma Methasani: Kjo është pyetja që më bëjnë më shumë, por duhet bërë ndryshe: “A të gatuan Alfio në shtëpi?” Jo, Alfio nuk gatuan në shtëpi. A nuk mendon që të ftuarit që do të kesh gjatë gjithë episodeve në fund fare do të të shajnë?
Alfio Rrotani: Pse?
Fatma Methasani: Se ti i lodh, i fut në punë. Unë s’kuptoj se ç’po bëj kjëtu, por diçka po e bëj.
Gjatë përgatitjes së shishqebapit, Alfio zbuloi edhe arsyen pse u dashurua me Fatmën.
Alfio Rrotani: Tani ç’është e vërteta, mora disa gjëra si tepër sepse shumicën e tyre do t’i ha vetë, si gjithmonë. Prandaj jam dashuruar edhe me Fatmën, se më linte gjithnjë gjysmën e ushqimeve.
Fatma Methasani: Domethënë, nëse unë filloj ndonjëherë të ha më shumë se sa duhet, iku dashuria./tvklan.al