Alfio dhe Indriti kthejnë çorbën e Kukësit në qofte
Rrugëtimi i “Bukë kripë e zemër” po shkon drejt fundit dhe përveç kënaqësive të shumta që shefat Alfio dhe Indriti kanë marrë nga kjo aventurë, duket se lodhja ka bërë punën e saj.
Këtë herë, kuzhina lëvizëse e shefave Alfio dhe Indrit është stacionuar në Kukës, një qytet që posedon të gjithë potencialin e mundshëm për zhvillimin e turizmit duke gërshetuar pasuritë natyrore, kulturore, por edhe ato historike. Ndaj edhe numri i turistëve në këtë qytet është gjithnjë edhe në rritje.
Kukësi është unik në Shqipëri, sepse është 3 dimensional. Në këtë zonë ndodhen 3 Kukësa, Kukësi i vjetër i përmbytur në vitin 1978, Kukësi i ri, aktuali i cili është i banur që prej vitit 1978 dhe Kukësi i nëntokës, i ndërtuar paralelisht me Kukësin e ri.
Teksa shëtisnin Kukësin, Alfio dhe Indriti pyetën qytetarë të ndryshëm për një nga recetat tradicionale kuksiane dhe secili nga qytetarët e pyetur përmendi çorbën.
Recetën e famshme shefave ia tregoi zonja Mile. Gjatë emisionit, ajo tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti atë sëbashku me Alfion dhe Indritin.
Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinë kuzhinën e tyre lëvizëse, ku përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.
/tvklan.al