Alibeaj: KPK po ndjek standarde të dyfishta për Arta Markun
Disa orë pas seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kulifikimit për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, opozita reagoi duke hedhur akuza të forta ndaj saj dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Enkelejd Alibeajt kriteret që po ndiqen nga KPK janë në shërbim të kryeministrit, si dhe të dyfishta.
Kriteret e kualifikimi që po aplikohen kanë si kusht se cili gjyqtar apo prokuror i shërben Edi Ramës.
Sa më shumë i shërben Edi Ramës aq më shumë rriten shanset për të qenë në punë. Arta Marka ka 6 muaj që shkel ligjin, duke emëruar dhe shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë.
Vetë ajo tha se nuk do të bënte emërimi apo shkarkime sepse ishte kundra ligjit.
Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje dhe pa asnjë ndërhyrje ecurinë e procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet përgjegjëse të rivlerësimit,
tha Alibeaj.
Pjesë nga fjala e Alibeajt:
Kriteret e kualifikimi që po aplikohen kanë si kusht se cili gjyqtar apo prokuror i shërben Edi Ramës.
Sa më shumë i shërben Edi Ramës aq më shumë rriten shanset për të qenë në punë. Arta Marka ka 6 muaj që shkel ligjin, duke emëruar dhe shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë.
Vetë ajo tha se nuk do të bënte emërimi apo shkarkime sepse ishte kundra ligjit.
Partia Demokratike ka ndjekur me vëmendje dhe pa asnjë ndërhyrje ecurinë e procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga organet përgjegjëse të rivlerësimit.
Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm.
E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht.
Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për Vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori.
Arta Marku, e deleguara e Edi Ramës në Krye të organit të prokurorisë, pritet të konfirmohet në detyrë, jo sepse përmbush kriteret e vendosura nga ligji, por se kriteret e kualifikimit që po aplikohen kanë si kusht kryesor se cili gjyqtar apo prokuror i shërben më shumë Edi Ramës dhe Qeverisë së tij të korruptuar.
Sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses Vettingun. Ky është mesazhi që deri më sot ka dhënë ky proces.
Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.
Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bëntë shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.
Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e professional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses Vettingun.
Komisionet e Vettingut kanë për detyrë të verifikojnë mënyrën e ushtrimit të funksioneve si Prokuror i Përgjithshëm nga Arta Marku, sepse këtë e detyron neni 42, pika 1, e ligjit për Vettingun. Nuk e kanë bërë këtë, sepse nuk ia lejon Edi Rama.
Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e Vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emërimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.
Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e Vettingut nuk kanë ndërmend ta shohin.
/tvklan.al