Alibeaj: Ndalim heqjen e imunitetit, edhe në amendim për Rregulloren


Alibeaj: Ndalim heqjen e imunitetit, edhe në amendim për Rregulloren

22:00 24/01/2018

Demokratët do t’i përgjigjen ndryshimeve të maxhorancës në rregulloren e Kuvendit  me një kundër amendament. Enkelejd  Alibeaj zbulon cila është strategjia e PD-së për të frenuar atë që e quan rikthim imunitetit.

PS kërkon që në rregullore të parashikohet paraqitja e provave nga ana e prokurorisë kur kërkon arrestimin e një deputeti. Kërkesë kjo e bazuar në Kodin e procedurës penale sipas tyre. Kjo sipas kthen mbrapa në 2012-n dhe 2016, kur para ndryshimeve kushtetuese  ligjvënësit kishin imunitet të plotë.

Javën e ardhshme këshilli i rregullores pritet të miratojë ndryshimet e propozuara nga grupi socialist. Por PD shpreson ende në tërheqje bazuar në traditën shumëvjeçare të konsensusit për ndryshimin  këtij dokumenti.

Burimi: Klan Klus






Të ngjashme