Alienët janë vetëm 40 vite dritë larg…
Shkencëtarët besojnë se kanë “kapur jackpot –in”sa i përket zbulimit të jetës në planete të tjera.
Astronomët kanë zbuluar 3 planete të reja me madhësi të ngjashme me Tokën, të cilët e kanë orbitën rreth një ylli xhuxh, që ndodhet vetëm 40 vite dritë larg nga planeti ynë.
Sipas shkencëtarëve, të paktën njëri prej këtyre 3 planeteve mendohet se ka kushte atmosferike të përshtatshme, as shumë ftohtë dhe as shumë ngrohtë.
Zbulimi u bë nga një grup ndërkombëtar astronomësh.
Yje të tilla janë tepër të zakonshme në Rrugën e Qumshtit, por kjo është hera e parë që gjenden planete rreth tyre.
Pavarësisht se ndodhet kaq pranë Tokës, ky yll është kaq zbehtë dhe i kuq për t’u parë me sy të lirë apo edhe me një teleskop amator. /tvklan.al