Alienët mund të na pushtojnë…
Shumë njerëz mezi presin ditën kur të vijnë sinjale radioje nga planetet e tjera, por një fizikan thotë se duhet të jemi shumë të kujdesshëm nëse i përgjigjemi.
Stephen Hawking thotë se nëse njihemi me një civilizim më të avancuar, do jetë e ngjashme si takimi i amerikanëve vendas me Kristofor Kolombon dhe ajo nuk shkoi shumë mirë. Nëse ka shenja jete nga alienët në univers, ai mendon se po luajmë një lojë të rrezikshme duke u përpjekur t’i kontaktojmë. Fizikantët besojnë se nëse alienët zbulojnë botën, do duan ta pushtojnë e ta kolonizojnë planetin tonë./tvklan.al