Aliji ka një sfidë të veçantë me Maqedoninë


Aliji ka një sfidë të veçantë me Maqedoninë

14:55 03/09/2016

Ndeshja e së hënës me Maqedoninë do të jetë e para për kualifikueset e Botërorit. Një sfidë e tillë është e veçantë për mbrojtësin Naser Aliji, pasi vendlindja e tij është Kumanova, në Maqedoni.

Bekim Balaj, shënuesi i golit në fitoren historike me Portugalinë 2 vite më parë, që i hapi rrugën kualifikimit historik, nuk do që të bëjë një parashikim për këtë sezon, por do të besojë te një tjetër mrekulli.

Futbollistët e Kombëtares ishin për disa minuta në dyqanin zyrtar të Federatës ku u takuan me tifozët. Zyrtarë të FSHF-së pranuan që për ndeshjet e para kuqezinjtë do të luajnë me fanellën e finaleve të Europianit, por do të ketë edhe një të re më vonë.

Tv Klan






Të ngjashme