“Allahu Akbar”, plagosen me hanxhar dy police
Dy oficere policie mbetën të plagosura ditën e sotme në Belgjikë, pasi u goditën me hanxhar nga një person pranë stacionit të policisë, në qytetin e Charleroi.
Sipas mediave vendase, dëshmitarë thanë se agresori thërriti “Allahu Akbar” teksa sulmoi efektivet e policisë. Ai u qëllua nga një oficer i tretë që ndodhej në vendin e ngjarjes, duke mbetur i plagosur. Agresori ndërroi jetë më vonë. Dy policet janë jashtë rrezikut për jetën, megjithatë sipas mediave në vend, njëra prej tyre ka marrë plagë të rënda në fytyrë. Kryeministri belg Charles Michel, për RTL tha nga të dhënat e para, dyshimet janë se bëhet fjalë për një akt terrorist./tvklan.al