Alpinistja dëbohet nga të gjitha parqet kombëtare
Kjo grua është dëbuar nga të gjitha parqet kombëtare në Amerikë, pasi ka vizatuar në formacionet e shkëmbinjve grafiti dhe më pas fotot e vizatimeve i ka postuar në rrjetet sociale.
Casey Nocket, 23-vjeçare, veç dëbimit është dënuar dhe 200 orë shërbim ndaj komunitetit dhe me një gjobë.
Sipas prokurorisë, ajo ka dhunuar formacionet shkëmbore që janë pasuri kombëtare pa patur asnjë respekt për ligjin.
Parqet kombëtar punojnë fort për të mbajtur pastër dhe në gjendje natyrale formacionet shkëmbore, prandaj kjo është vandalizëm, kanë komentuar shumë persona në fotot e 23-vjeçares, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur se është art, jo vandalizëm./tvklan.al