AMA, gjoba për kabllorët në të gjithë vendin


AMA, gjoba për kabllorët në të gjithë vendin

19:51 12/07/2017

Lihet në fuqi masa administrative me gjobë për 15 subjekte kabllorë, të cilët kanë shkelur rregullat e transmetimit.

Në mbledhjen e bordit drejtues të Autoritetit të Mediave Audiovizive u vendos heqja e masës administrative me gjobë për 6 televizione lokale. Ndërsa për një televizion lokal u vendos heqja e licensës.

AMA vendosi edhe heqjen e autorizimit për dy subjekte, pasi përsërisnin programet audiovizive duke u mbështetur në një tjetër rrjet kabllor.

Ndërsa për një tjetër televizion lokal u shpall i pavlefshëm autorizimi për transmetimet e programeve.

Tv Klan






Të ngjashme