16:11 30/01/2014Dhjetëra televizione kabllore janë gjetur me shkelje nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, pas një kontrolli të ushtruar në 45 subjekte të këtij lloji. Kontrolli u shtri në një periudhë një mujore dhe pati si qëllim monitorimin e të drejtave televizive nga këto subjekte. Nga inspektimi në terren janë identifikuar edhe subjekte kabllorë që ushtronin veprimtari të palicensuara.Deri më tani nga Gjykatat janë lëshuar tituj ekzekutivë për 51 sanksione me gjobë ndaj subjekteve që kanë shkelur të drejtat televizive dhe që kanë vepruar të paliçensuar.