AMA shpërndan 5 platformat dixhitale
Procesi i dixhitalizimit të transmetimeve audiovizive është thuajse drejtë fundit. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shpërndarë 5 platformat e para dixhitale, duke përmbushur kështu nevojat e biznesit, konsumatorit dhe të ekonomisë për t’u zhvilluar në fushën e telekomunikacionit.
Edhe pse konsiderohet një proces i vonuar, krahasuar me afatin e vendosur nga Komisionin Evropian për fillimin e këtyre transmetimeve, në Qershorin e kaluar, tashmë gjithçka është gati për të startuar me transmetimet dixhitale në Dhjetor.
Por çfarë do të përfitojë shikuesit, përveç cilësisë më të mirë të zërit dhe figurës?
Ndërsa teknologjia avancon, drejt cilësisë më të lartë të transmetimit, qytetarëve do t’u duhet dekoderi universal, pasi vetëm nëpërmjet tij do të mund të shikojnë transmetimet e të gjitha platformave dixhitale të shpërndara nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.
Tv Klan