Ambasada Amerikane apel gjykatësve: Aplikoni për anëtarë të KLGJ


Ambasada Amerikane apel gjykatësve: Aplikoni për anëtarë të KLGJ

20:30 28/08/2018

Asnjë gjykatës i Apelit në rrethe nuk është regjistruar ende si kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, një javë pas rihapjes së garës.

Ky hezitim ka nxitur ambasadën amerikane të dalë me një mesazh publik drejtuar atyre gjykatësve që i konsideron “të ndershëm, patriotë dhe me integritet”.

Në postimin e ambasadës në rrjetet sociale, i kërkohet gjyqtareve të bëjnë para për t’i shërbyer vendit në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe për t’u bërë pjesë e drejtësisë së re.

Duke u regjistruar si kandidatë për KLGJ-në, gjykatësit kalojnë menjëherë në procesin e Vettingut.

🇦🇱️ | Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu 👉https://bit.ly/2P7bVKk

/tvklan.al

 





Të ngjashme