Ambasada Amerikane blindohet (04 Gusht 1998)
Frika nga një akt i mundshëm terrorist nga xhihadët ka bërë që Ambasada Amerikane në Tiranë të blindohet. Që prej pasdites së djeshme janë dhënë urdhra të prerë për të siguruar maksimalisht territorin në gjithë hapësirën e tij. Masat janë përforcuar dhe gjatë ditës së sotme ku tre policë të qarkullimit rrugor u vendosën për të mbajtur në kontroll 100 metra rrugë nacionale që kalon para hyrjes kryesore të ambasadës.
Sot ata nuk kanë lejuar asnjë makinë që të parkohej apo të ndalohej në trotuaret pranë. Në gatishmëri nuk kanë qënë etëm ata por dhe Policia e Objekteve që është angazhuar direkt me sigurimin e jashtëm të Ambasadës Amerikane. Rojet e turnit kanë marrë udhëzimet përkatëse ndërkohë që vëmendje e veçantë është treguar dhe nga forcat policore të Komisariatit 1 dhe nga agjentët e Shërbimit Sekret Shqiptar./tvklan.al