Ambasada Amerikane: Për vizat turistike nuk ka nevojë për garanci
Ambasada Amerikane ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook për të gjitha turistët shqiptarë që duan të udhëtojnë për pushime drejt SHBA, se nuk kanë nevojë për një garanci në intervistën që do të japin.
Njoftimi:
Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!
/tvklan.al