Ambasada Angleze, libri “Butrinti” – (22 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Butrinti kjo perlë e lashtësisë dhe Antikitetit Shqiptar, ka bashkuar në një projket ambicioz shqiptar dhe anglez. Ambasada e Britanisë së Madhe ka organizuar mbrëm ceremoninë e publikimit të studimit shkencor të librit “Butrinti” të arkeologut dhe politikanit të njohur Neritan Ceka.
Në këtë ceremoni të thjeshtë ka marrë pjesë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, Ministri i Kulturës Edi Rama, akademik, politikan dhe gazetar të njohur. Botuesi anglez i veprës Butrinti theksoi se projekti për ristruktimin e qytetit të lashtë do të ndikoj në xjerrjen në dritë të vlerave të qytetërimit të botës shqiptare.
Ai vlerësoi ndihmesën e arkeologëve shqiptar dhe të Ministrit të Kulturës Edi Rama, në vendosjen e urave të miqësisë shqiptaro-britanike./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame