Ambasada Britanike përshëndet shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë
Ambasada Britanike në Tiranë ka përshëndetur shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë dhe ripërsëriti thirrjen vazhdimin e dialogut për sigurimin e pjesëmarrjes së plotë në zgjedhjet e ardhshme.
Në një deklaratë të publikuar, Ambasada Britanike tha se “në vijim të lajmeve të fundit, Ambasadori Britanik në Tiranë, Duncan Norman përshëndeti vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë.
Mbretëria e Bashkuar vazhdon t’i bëjë thirrje të gjitha partive politike për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive me qëllim sigurimin e pjesëmarrjes të plotë në zgjedhjet e ardhshme.
MB ripërsërit thirrjen ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike të sigurohen për shmangien e dhunës gjatë periudhës parazgjedhore dhe vetë zgjedhjet.”
Pasditen e të premtes, Kryeministri Edi Rama tha se i kishte kërkuar kandidatit të Partisë Socialiste për zgjedhjet në Kavajë të tërhiqej, një lëvizje që u përshëndet nga Presidenti Nishani ndërsa nga Berisha u cilësua si fitore për opozitën./tvklan.al