Ambasada e SHBA thirrje për prokurorët shqiptarë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Në një postim në rrjetet sociale, thirrja e ambasadës amerikane u është drejtuar prokurorëve të ndershëm që duan t’i shërbejnë këtij vendi.
“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë
“, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. /
tvklan.al