Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë kthehet në debat politik
Toka për Ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë është kthyer në një debat politik. Lidhur me këtë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj dy partive kryesore, PDK dhe LDK. Sipas tij, LDK e përdori për selinë e saj hapësirën e tokës për Ambasadën Shqiptare. Gjithashtu pohon se edhe PKD ka bojkotuar mbledhjen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.
“Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit. Që dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Kur e vërejtëm hezitimin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë, pra për LDK, për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë.
Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së. Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve të qeverisjes së tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal. Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranës. Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre”-
shkruan Ahmeti në Facebook
./tvklan.al