Ambasada gjermane koncert me studenetët e Akademisë së Arteve – (23 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në ambasadën gjermane është zhvilluar sot një koncert nga student të Akademisë së Arteve. Ky koncert i paraprin një sërë koncertesh, që do të zhvillohen në muajt e ardhshëm. Krahas koncerteve klasike, janë planifikuar koncerte me muzikë popullore shqiptare, një koncert Jazz, një koncert me muzikë dhome, si dhe një mbrëmje me filma pa zë, të shoqëruar me muzikë live në piano.
Në koncertin e sotëm janë luajtur pjesë nga Bethoven, Shubert, Rossini etj. Ambasada gjermane, kërkon të japi para së gjithash, një mundësi prezantimi të artistëve të rinj dhe t’i paraqesë ata para një publiku më të gjerë./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora