Ambasada Gjermane shpërndan libra tek Gjuhët e Huaja – (28 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ambasada Gjermane ka ardhur në ndihmë të shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”, me tekste shkollore në gjuhën gjermane. Ishte vetë atashehu kulturor pranë ambasadës gjermane zoti Martin Frihg, ai që u dorëzoi nxënësve të kësaj shkolle tekstet shkollore. Në të ardhmen do të ndërtohet një godinë pranë shkollës, së Gjuhëve të Huaja, e cila do të jetë një qendër e gjuhës gjermane. Ky projekt vjen në kuadrin e Paktit të Stabilitetit dhe do të jetë një qendër për të gjithë rajonin./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora