Ambasada Greke pezullon dhënien e vizave (17 Gusht 1998)
Ambasada Greke pezullon dhënien e vizave. Pas mbylljes së veprimtarisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë, Ambasada Greke është e dyta përfaqësi e rëndësishme diplomatike që ndërmerr një hap të tillë. Nga burimet zyrtare greke ende nuk janë konfirmuar shkaqet e vërteta të këtij vendimi.
Mbyllja e dyerve të Ambasadës Greke duket se ka të bëje me shtimin e frikës në rradhët e diplomatëve të huaj në Tiranë ,nga aktet e terrorizmit islamik. Nuk është e sigurt nëse dhënia e vizave do të rifillojë në muajin shtator./tvklan.al