Ambasada Italiane vonon përgjigjet e studentëve që do studiojnë atje (17 Gusht 2000)
Ambasada Italiane sot duhet t’u kthente përgjigje studentëve shqiptarë që duan të vazhdojë studimet e tyre në Itali, por edhe sot kjo përgjigje u shty për një ditë tjetër. Sipas Institutit Italian të Kulturës, janë 1700 nxënës që presin aprovimin e ambasadës për studimet e tyre. Siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, vetëm gjysma e aplikantëve kanë mundur të udhëtojnë përtej detit.
Degët e zgjedhura janë kryesisht shkenca politike, mjekësi, juridik, arkitekturë si dhe shkenca shoqërore. Studimet në Itali kërkojnë që përveç rezultateve të mira, duhet të kesh dhe 7 milion lireta në bankë, pa llogaritur këtu shpenzimet mujore të shkollës. E ndërsa konkursi i gjuhës zhvillohet në Itali në datën 4 shtator, ambasada përsëri vonon përgjigjet./tvklan.al