Ambasada Kanadeze organizon “Maratonën e Shpresës” – (19 Mars 2001)


Ambasada Kanadeze organizon “Maratonën e Shpresës” – (19 Mars 2001)

18:45 19/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ambasada Kanadeze më 8 Prill organizon maratonën e vrapimit për mijëra shqiptarë, që do të ecin, vrapojnë, ose do të ecin me rrota përgjatë bulevardit e përreth parkut. Kjo është quajtur “Maratona e Shpresës” e Terry Fox, e para në Tiranë në luftën kundër kancerit. Të gjitha kontributet e grumbulluara nga pjesëmarrësit, do t’i dedikohen kërkimeve shkencore në këtë fushë.

Me këtë vrapim, përkujtohet përpjekja e djaloshit kanadez Terry Fox, i cili humbi një këmbë nga kanceri në kocka. 21 vjet më parë, ai zhvilloi maratonën për ndërgjegjësim dhe fonde për kërkime kundër kancerit. Vitin e kaluar, kjo maratonë u realizua në mbi 5 mijë vende të botës dhe shuma që u mblodh për të luftuar kancerin ishte rreth 14 milion dollarë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme