Ambasadat në Tiranë – (27 Mars 1999)


Ambasadat në Tiranë – (27 Mars 1999)

20:21 27/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Përsëritja e akteve të ndodhura një ditë më parë në kryeqytetin Maqedonas, ndjell frikë dhe alarm në autoritetet shqiptare dhe sidomos ato të ruajtjes së rendit dhe objekteve. Ku janë një sërë objektesh e institucionesh që kërkojnë ruajtje në plan të parë ambasadat. Pasi akti i djeshëm terrorist ndodhi në Shkup përball ambasadave të vendeve anëtare të Natos, i cili mund të jetë një paralajmërim edhe për ambasadat tona.

Por gjendja e tyre sot nga jashtë dukej tepër e qetë. Ambasada amerikane e cila është në qendër të vëmendjes vazhdon të jetë tejet e fortifikuar dhe e rrethuar me më shumë policë nga çdo ambasadë tjetër. Ndërsa asaj angleze i mjafton edhe një polic i vetëm në dukje por në brendësi nuk dihet se çfarë ndodh.

Kurse ajo greke tërësisht e qetë, pavarësisht se policia patrullon përditë. Megjithëse e vështirë për të filmuar ambasadat sot tek ajo italiane ishte shumë kollaj, për momentin sot mungon edhe policët e përditshëm. Pra frika dhe ankthi ekzistojnë, por në Tiranë nga vëzhgimi ynë aktet terroriste duken largë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme