
Ambasadorët e BE diskutojnë për zgjerimin/ Gjermania në pritje, Franca: Shqipëria të vazhdojë reformat
“28 ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian janë mbledhur në ndërtesën e Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian për të diskutuar ndër të tjera edhe për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.
Diskutimet janë fokusuar në dy kampe: Ambasadori gjerman ka deklaruar, se Gjermania pret vendimin e parlamentit federal, Bundestagut, ndërkohë që ambasadori francez është shprehur se Franca është kundër zgjerimit aktualisht. Edhe pse ky qëndrim është i përgjithshëm, sipas Francës, vende që pretendojnë ngjitjen në një shkallë më të avancuar të integrimit europian si Maqedonia dhe Shqipëria duhet tê kryejnë reformat e brendshme në kuadrin e forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,
Ndërkohë, që ambasadori holandez ka thënë se qëndrimi i Holandês do jetë strikt dhe i ndershëm lidhur me atë nêse janë përmubushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarêsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.
Shtetet e tjera anëtare duket se janë në favor të hapjes së negociatave, por jemi ende larg arritjes së unanimitetit për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së 26 Qershorit që do t’i prijë vendimit zyrtar të liderëve europianë në 29 Qershor.
Gazetare: Erisa Zykaj
Tv Klan